English

Topalli takohet me kryetarin e Unionit Anglishtfolës

Tiranë, 8 shtator NOA - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot në takim Kryetarin e Unionit Anglishtfolës, Lordin Alan Watson.

Lordi Watson gjatë këtij takimi tha se shpreson që Shqipëria të jetë sa më shpejt pjesë e Bashkimit Evropian.

"Integrimi Evropian, mbetet promotor në ecjen tonë përpara dhe ne i jemi mirënjohës qeverisë britanike për të gjithë mbështetjen e dhënë" u shpreh Topalli.

Kryetarja e Kuvendit dhe Lordi Ëatson diskutuan mbi intensifikimin e marrëdhënieve mes parlamentit të Shqipërisë dhe Dhomës së Lordëve dhe të Komunave në Britaninë e Madhe.

Për Kryetaren e Kuvendit bashkëpunimi ndërparlamentar ka një rëndësi unike, ndaj ajo shprehu interesin për rritjen e shkëmbimit e përvojës parlamentare me Britaninë e Madhe, vend me një demokraci mijëvjeçare.

Gjatë bisedës u thekua se edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Unionin Anglishtfolës është një nga format e bashkëpunimit, që do të konkretizohet në projekte të përbashkëta.

Lordi Watson, duke vlerësuar rëndësinë dhe peshën e parlamentit në kulturën e dialogut dhe debatit, shprehu gatishmërinë e tij dhe të Bashkimit Anglishtfolës jo vetëm në bashkëpunimin mes institucioneve të dy vendeve, por edhe në procesin integrues të Shqipërisë.

k.k/NOA

KOMENTE