English

Tragjedia e Ohrit, priftërinjtë ortodoksë të Bullgarisë fajësojnë direkt Madonën

Sofje, 8 shtator, NOA - Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Madonna, mund të jetë përgjegjëse për tragjedinë e Ohrit, ku pas fundosjes së anijes me turistë bullgarë në liqenin e Ohrit ku humbën jetën 15 vetë.

Në ditë si këto kur gruipi hetimor po përpiqet të gjejë shkaqet e vërteta të ngjarjes tragjike, një akuzë e çuditshme ka mbërritur në drektim të këngëtares së famshme nga priftërinjtë ortodoksë bullgarë.

Sipas tyre, ajo nuk duhej të kishte kënduar ditën e 29 gushtit në kryeqytetin bullgar, Sofje. Këtë e lidhin me faktin se koncerti i 29 gushtit i Madonnas përkonte me vrasjen e Profetit Gjon, që është ditë zie. Një prononcim i tillë është bërë nga vetë mitropoliti i Kishës Ortodokse Bullgare gjatë një interviste për mediat bullgare, ku thekson se tragjedia ndodhi për shkak të koncertit të Madonnas. "U munduam t'i paralajmëronim njerëzit, por askush nuk na dëgjoi. Ne kërkuam shtyrje të koncertit për të shmangur degjenerimin e sjelljeve morale ortodokse", mësohet të jetë shprehur ai.

KOMENTE