Afganistan, 9 shtator NOA - Lirohet nga NATO, reporteri i gazetës New York Times, i cili mbahej nga militantët në provincës veriore Kunduz që prej ditës së shtunë të javës së kaluar.
Mësohet se gazetari i New York Times Stephen Farrell, nuk ishte lënduar pas luftimeve të ashpra kundër militantëve talebanë ndërsa përkthyesi i tij afgan Sultan Munadi, ishte vrarë gjatë betejës.
Gazetari dhe përkthyesi i tij rezultuan të zhdukur në Kunduz prej katër ditësh ndërsa ndodheshin në vendin ku ishte kryer një sulm i NATO-s dhe për pasojë ishin vrarë qindra civilë dhe luftëtarë talebanë.
Reporteri Stephen Farrell 46-vjeç, që ka shtetësi të dyfishtë britanike-irlandeze, tregoi se si ishte shpëtuar nga shumë ushtarë pas luftimeve të ashpra.
Â