Novi Sad, 9 shtator NOA-Një shtetas kosovar 34 vjeç nga Deçani humbi jetën sot në një aksident trafiku në rrugën Novi Sad - Beograd, ndërsa kanë pësuar lëndime edhe dy personat që gjendeshin me të në veturë.
Sipas shtypit, jetën e ka humbur Xhevat R. nga Deçani, ndërsa janë lënduar lehtë vozitësi 45 vjeçar Bajram Ç. nga Deçani dhe 26 vjeçari Eljon K. nga Prishtina.
Sipas policisë së Novi Sadit, nga shkaqe të panjohura deri më tani, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Policia ka ndaluar Bajram Ç. nën dyshimin se ka kryer vepër të rëndë ndaj sigurisë së trafikut publik dhe kundër tij do të ngrihet akuzë penale.
Â
Â