Sarajevë, 9 shtator NOA-Policia e Bosnjës ka arrestuar një ish pjesëtar të policisë myslimane nën dyshimin se ishte përfshirë në vrasjet e civilëve gjatë luftës në Bosnje.
Boris Gruveshiç, zëdhënës i Zyrës së Prokurorisë për Bosnjën tha se Alia Osmiç akuzohet se ka abuzuar dhe vrarë të burgosurit kroatë në qytetin e Bugojnos në vitin 1993.
Kroatët e Bosnjës dhe myslimanët kanë luftuar mes vete për 11 muaj mes viteve 1993 dhe 1994, edhe pse shumicën e kohës sa zgjati konflikti ishin aleatë kundër serbëve.