Tiranë, 9 shtator, NOA Update- Zgjerimi i terminalit të pasagjerëve të Aeroportit të Rinasit përbën një ngjarje shumë e rëTindësishme për vendin.
Një fakt të tillë e ka pohuar kryeministri Sali Berisha gjatë ceremonisë për përurimin e punimeve të fazës B të punimeve në këtë terminal.
"Kjo fazë përfundoi në kohën më të shkurtër. Këto janë ritmet për të cilat ka nevojë Shqipëria. Janë vetëm ato që i bëjnë të mundur këtij vendi ndërtimin e së ardhmes", u shpreh ai.
Sipas Berishës, ky aeroport është kthyer në pasaportën më të shkëlqyer të Shqipërisë, me sigurinë dhe shërbimet që garanton.
Duke e konsideruar si investimin më të shkëlqyer në vend, ai tha se ai ka një domethënie të rëndësishme në drejtime të tjera.
"Ne e filluam ndërtimin e këtij terminali në një kohë krize dhe e ndërtojmë atë në një kohë kur ka shënuar një rritje prej 10 % në pasagjerë kur të tjerët kanë patur ulje me nga 4-5 %", tha ai.
Duke përfunduar fjalën e tij, kryeministri Berisha tha se ecuria e investimit në "Nënë Tereza" flet për fazën e madhe të ndryshimit që ka përfshirë Shqipërinë.