English

Blushi insiston: Jam kundër bojkotit, po bëhet për interesa personale

Tiranë, 9 shtator NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka reaguar sërish sot kundër bojkotit të PS-së në Parlament duke e quajtur atë një iniciativë të papjekur politike, madje sipas bojkoti është i mbështetur në interesa personale.

"Jam kundër bojkotit si një iniciativë e papjekur politike e mbështetur në interesa personale dhe kjo nuk i shërben politikës" deklaroi Blushi sot para gazetarëve.

Sipas tij në Partinë Socialiste nevojiten disa reforma si dhe disa ndryshime në status.

Ai theksoi se numri i atyre që mendoje se nuk ka arsye që Partia Socialiste të mos dalë nga parlamenti të shtohet.

k.k/NOA

KOMENTE