Washington, 9 shtator NOA-Ministri i Transportit, Fatmir Limaj, gjatë takimeve me zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, ka marrë mbështetje për ndërtimin e autostradës Vërmicë - Merdar.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, ministri Limaj, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Washington, ka zhvilluar një takim me zv.ndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropë, Stuart Jones.
"Ministri Limaj e njoftoi z. Jones më hollësisht edhe me planet dhe veprimet aktuale të Ministrisë së Transportit të Kosovës për këtë vit, fushat kyçe të përqendrimit, për prioritetet e kësaj ministrie, me theks të veçantë në infrastrukturën rrugore, respektivisht rreth ndërtimit të autostradës Morinë-Merdar", thuhet në njoftimin e MTPT-së.