Tiranë, 9 shtator NOA - Sali Berisha propozohet nga mazhoranca për të qenë sërish kryeministër edhe katër vitet e ardhshme pas fitores në zgjedhjet e 28 qershorit.
Mazhoranca i depozitoi sot Presidentit propozimin për mandatin e Sali Berishës si kryeministër i vendit edhe në katër vitet e ardhshme.
Sekretari organizativ i Partisë Demokratike dorëzoi sot kërkesën zyrtare te presidenca për mandatin e Berishës, pasi ajo u konsultua gjatë nga vetë Berisha dhe nga bashkëpunëtorët e tij.
Pas kërkesës së mazhorancës e cila në shkresën zyrtare kërkon sërish kryeministër Sali Berishën pas fitoreve të zgjedhjeve tashmë i mbetet Presidentit Bamir Topi të dekretojë kërkesën për të vënë në krye të qeverisë Berishën. Ndërkohë që mësohet se këtë javë pritet të përfundojë zgjidhja e kabinetit të ri të kësaj qeverie.
k.k/NOA