Tiranë, 9 shtator, NOA - Eshtë mbyllur pas 17 ditësh dhe 1.200 kilometrash turi kombëtar i Klubit Automobilistik Italian nga Livorno.
Ky tur është i përbërë nga 28 anëtarë të ACI - Livorno, të cilët kanë udhëtuar në Shqipëri me 14 automjete të tipit "rulot" duke përshkruar gati të gjithë territorin shqiptar.
Gjatë turit, anëtarët janë pritur nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës, kryetari i Bashkisë së Korçës, zv/ambasadori italian, konsulli italian në Shkodër, si dhe disa organizata të shoqërisë civile.
Ky tur kombëtar është i veçantë në llojin e tij pasi ka ndërthurur turizmin me aktivitete të ndryshme sociale në të mirë të disa prej komuniteteve në nevojë në Shqipëri.
n.e/NOA
Â
Â