Mal i Zi, 9 shtator NOA - Në fillim të muajit tetor të këtij viti, në Malin e Zi fillon xhirimi i filmit "Njeriu, i cili normalisht do të jetojë jetën e tij" nga regjisori i njohur Luk Beson, rolin kryesor do ta ketë aktorja me famë botërore, Monica Belluci.
Lajmi për angazhimin e Monica Bellucit në këtë film e kanë bërë të ditur disa pjesëmarrës në filmin i cili do të xhirohet në shtetin fqinj të Kosovës. Monica Belluci  karrierën e saj e ka filluar si manekine, që në moshën 16-vjeçare.
Në fillim të viteve të 80'ta, Belluci e ndërprenë karrierën e saj si manekine, dhe luan rolin e saj të parë në filmin, "Dracula". Aktorja disa herë është shpallur si femra më e bukur në botë, dhe është fytyrë publicitare e markës së njohur, "Dior".