English

Operacioni, asgjësohen 140 bimë kanabis sattiva të mbjella në pyll

Kurbin, 9 shtator, NOA - Forcat e policisë së Lezhës kanë mundësuar që në zonen e pyllëzuar, në afërsi të fshatit Gërnac të Kurbinit, të zbulohet një sipërfaqe toke ku ishin kultivuar 140 rrënjë bimë të dyshuara si ato të kanabis sativa.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, u kryen të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 bimë të dyshuara si ato të kanabis, ndërsa 135 bimë të tjera u asgjësuan duke i djegur, shoqëruar me fotografimet përkatëse.

Po punohet për identifikimin e autorësisë së kësaj vepre penale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Materialet do t'i referohen prokurorisë së Kurbinit për veprën penale të "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE