English

Partia Socialiste, kryesocialisti nis sot turin në bazë për zgjedhjet e 26 shtatorit

Tiranë, 9 shtator, NOA - Zgjedhjet e afërta të 26 shtatorit për kreun e partisë si edhe shpjegimi i arsyeve përse vendosi bojkotin e parlamentit, janë dy arsyet që e bëjnë kryesocialistin Edi Rama të nisë sot turin e tij në bazë.

Sipas burimeve pranë selisë rozë për agjencinë e Lajmeve NOA, turi i paralajmëruar do të nisë nga qyteti i Elbasanit dhe parashikon takime me të gjithë socialistët e bazës, të cilëve do t'u shpalosë platformën e tij elektorale për një mandat të ri në krye të Partisë Socialiste.

Ndërkaq, në një tur të ngjashëm pritet të angazhohet edhe kandidati tjetër që pretendon të jetë kryetari i ardhshëm i Partisë Socialiste, Maqo Lakrori.

Ky i fundit, mbeti i vetmi kandidat përballë Ramës, pasi Arben Malaj u tërhoq nga kara për kreun e Partisë Socialiste.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE