Prishtinë, 9 shtator NOA-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi, presidentit të Turqisë, Abdullah Gyl, në të cilin e ka ngushëlluar për viktimat e shkaktuara si pasojë e motit të keq dhe vërshimeve.
"Lajmi për këtë tragjedi e ka prekur në shpirt dhe në mendje tërë popullin tim, prandaj, i nderuari President, ju lus t'i pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.
Në këtë momente të rënda për vendin tuaj, ne jua ofrojmë miqësinë dhe solidaritetin e popullit të Kosovës", thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentit Sejdiu.
Nga përmbytjet në Turqi raportohet se kanë humbur jetën të paktën 30 persona.
m.i/NOA
Â