English

Përurohet zgjerimi i terminalit të Rinasit, drejtori: Rritja e fluksit, më e madhja në rajon

Tiranë, 9 shtator, NOA - Eshtë zhvilluar sot ceremonia e zgjerimit të terminalit të pasagjerëve të Aeroportit të Rinasit, në të cilën ka qenë i pranishëm edhe vetë kryeministri Sali Berisha dhe diplomatë të huaj të akredituar në vendin tonë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni drejtori i përgjithshëm i Aeroportit ka theksuar se ky investim kap shifrën e 20 milionë eurove dhe bëhet në kuadrin e rritjes së fluksit të pasagjerëve që frekuentojnë aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.

Ai e ka cilësuar madje këtë aeroport si me rritjen më të shpejtë në rajon, i cili po kthehet në një pikë të rëndësishme referimi për fluturimet në hapësirën e Ballkanit dhe më gjerë.

KOMENTE