Barcelona, 9 shtator, NOA - Pronarët e dy lokaleve në Barcelona, kërkonin që Â prostitutat të cilat punonin në mjediset e tyre duhet të merrnin patjetër vitamina, hormone dhe droga të tjera, sepse me anë të tyre "punonin mirë dhe më shumë.
Lidhur me këtë fakt, në Spanjë është hapur një proces gjyqësor, sipas të cilit gjyqtari Elisabet Kalja jo vetëm që i ka mbyllur dy shtëpitë publike, por ka paditur edhe 19 persona, përveç dy pronarëve të lokaleve.
Në aktin e gjykimit, gjykatësi deklaroi se prostitutat në mënyrë të paligjshme, janë "trajtuar si kafshët e barrës".
Gjykatësi ka qenë gjetur midis gjërave të tjera, edhe lista të medikamenteve, hormoneve dhe vitaminave që çdo vajzë kishte për të marrë çdo ditë për të përmirësuar punën e tyre.
n.e/NOA
Â