English

Qeveria e re, Berisha publikon listën e ministrave

Tiranë, 9 shtator NOA-Pas konstituimit të kuvendit të ri të Shqipërisë, kryeministri i vendit Sali Berisha ka publikuar emrat e bashkëpunëtorëve të tij në qeverinë e re. Lista me emrat e ministrave do t'i dërgohet nesër presidentit për dekretimin e qeverisë së re.

Emrin e parë në listën e kabinetit të ri, Berisha ka publikuar z.Ilir Meta, si zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm. Më pas Berisha ka komunikuar me radhë emrat e ministrave të rinj të qeverisë që do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme. Sipas Berishës, Bujari Nishani do të jetë në krye të ministrisë së Drejtësisë, Lulzim Basha në krye të Â ministrisë së Brendshme, Arben Imami në krye të ministrisë së Mbrojtjes, Ritvan Bode në krye të Financave, Dritan Prifti në krye të ministrisë së Energjetikës etj.

Për herë të parë në kabinetin e tij Berisha ka shtuar dhe një portofol ministri, i quajtur ministër i shtetit në të cilin ka emëruar ish zv/kryeministrin Genc Pollo. Berisha nuk ka harruar të falenderojë ministrat që largohen por dhe ka folur me superlativa për bashkëpunëtorët e vjetër që do të vazhdojnë të qeverisin me të, duke inkurajuar dhe ministrat e rinj. Në lidhje me kërkesën e disa gazetarëve për heqjen e emrit të Fatmir Mediut nga lista e kabinetit të ri, kryeministri Berisha deklaroi se me PR ka një bashkëpunim disa vjeçar.

Berisha tha se për Mediun ka një akuzë për korrupsion dhe ai është i hapur ndaj çdo vendimi të drejtësisë.

Sipas Berishës asnjë nga ministrat e tij nuk ka mandat që do të thotë do të jenë të njëjtë para ligjit por paragjykimi nuk i shërben askujt.

"Një akuzë e madhe që nisi dhe ra vetë nga ata që e ngritën. Z.Mediu është i hapur dhe s'do ketë asnjë pengesë t'i përgjigjet ligjit", tha Berisha.

Berisha tha se për emrat e ministrave është konsultuar me bashkëpunëtorët e tij dhe aleatët, dhe krijimi i kabinetit është fryt i një pune dy mujore intensive me negociata dhe diskutime.

Më poshtë gjeni ministritë dhe drejtuesit e tyre.

Â

Kabineti i ri qeveritar

Ministria e Jashtme

Ilir Meta

Ministria e Brendshme

Lulzim Basha

Ministria e MbrojtjesÂ

Arben ImamiÂ

Ministria e FinancësÂ

Ritvan Bode

Ministria e Ekonomise,Tregëtisë dhe Energjitikës

Dritan Prifti

Ministria e Drejtësisë

Bujar Nishani

Ministria e Integrimit Â

Majlinda Bregu

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit

Sokol Olldashi

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

Myqerem Tafaj

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të BarabartaÂ

Spiro Ksera

Ministria e Shëndetësisë

Petrit Vasili

Ministria e Bujqësise, Ushqimit dhe Mbrojtjes së KonsumatoritÂ

Genc Ruli

Ministria e Turizmit,Kultures,Rinise dhe Sporteve

Ferdinand Xhaferri

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave   Â

Fatmir Mediu

Ministër shteti

Genc Pollo

Bujar Nishani

Ministria e Integrimit Â

Majlinda Bregu

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit

Sokol Olldashi

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

Myqerem Tafaj

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të BarabartaÂ

Spiro Ksera

Ministria e Shëndetësisë

Petrit Vasili

Ministria e Bujqësise, Ushqimit dhe Mbrojtjes së KonsumatoritÂ

Genc Ruli

Ministria e Turizmit,Kultures,Rinise dhe Sporteve

Ferdinand Xhaferri

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave

Fatmir Mediu

Ministër shteti

Genc Pollo

   Â

KOMENTE