English

Ramos mund të bëhet trajner i Milan

Spanjë, 9 shtator NOA - Mediat spanjolle deklarojnë se ish-trajneri i Real Madrid, Juande Ramos mund të bëhet trajner i AC Milan nëse Leonardos nuk i shkojnë gjërat si duhet gjatë ndeshjeve të radhës.

Leonardo është në detyrë tani e vetëm disa muaj, por ai ka filluar ta ndjejë presionin për rezultate të menjëhershme. Mediat spanjolle thonë se Rosonerët kanë kontaktuar me ish-trajnerin e Tottenham, Sevilla dhe së fundi Real Madrid, që të zëvendësojë Leonardon nëse rezultatet tij do të jenë jo të mira. Pas 6 humbjeve radhazi para fillimit të këtij stinori, dhe humbjes kundër rivalit të qytetit, Inter, thashethemet kanë filluar të dëgjohen në San Siro.

Milan kishte filluar mirë stinorin duke fituar kundër Sienës me rezultat 2-1.

Por gjithçka u harrua në debaklin kundër Inter, takim i cili përfundoi me rezultat 4-0.
KOMENTE