Nga Rajmonda Lajthia Â
Tiranë, 9 shtator NOA/UPDATE - Të bësh biznes në vitin 2010 në Shqipëri duket një procedurë e cila sa vjen dhe bëhet edhe më e lehtë.
Banka Botërore e ka renditur ekonominë tonë në vendin e 82, duke u përmirësuar me 4 shkallë, krahasuar me vitin 2009 ku rezultonte në vendin e 86. Â
Por pavarësisht reformave të ndërmarra, Shqipëria renditet pas vendeve si Mongolia apo Kazakistani, ndërsa fqinji ynë Maqedonia renditet në vendin e 32.  Â
Në bazë të listës, rezulton se koha dhe kostot për të filluar një biznes janë shkurtuar ndjeshëm.
Sipas raportit më të fundit është përmirësuar edhe pagesa e taksave dhe tatimeve, nga ana e biznesit.
Por nga ana tjetër, problemet kyçe të ekonomisë në vend që të shënonin tregues pozitivë janë përkeqësuar.
Duke ju referuar më tej raportit, regjistrimi i pronës mbetet një problem ende i pazgjidhur.
Vështirësia e këtij procesi është rritur me 8 pikë më shumë se viti 2009.
Edhe marrja e kredive nga bankat mbetet në të njëjtat nivele.
Por kjo situatë shpjegohet me shtrëngimin e kritereve që bankat kane bërë në kushtet e krizës ekonomike.
I suksesshëm mund të konsiderohet procesi i lidhjes së kontratave për investime, por problematik vlerësohet niveli i zbatimit të tyre.
Edhe në këtë pikë Shqipëria ka shënuar regres.
E njëjta situatë negative vërehet edhe në mbrojtjen e investitorëve.
Raporti i Bankës Botërore, merr në konsideratë reformat ligjore të ndërmarra nga qeveria, dhe nuk përfshin zbatueshmërinë e tyre, aty ku mbetet pika më e dobët e administratës shtetërore.
r.l/NOA