Stamboll, 9 shtator NOA- Autoritetet turke thanë se të paktën 31 njerëz kanë vdekur në përmbytjet nga shirat e rrëmbyeshëm, që goditën Turqinë veri-perëndimore. Të paktën 20 nga viktimat janë mbytur në Stamboll, ku shumë pjesë të qytetit mbeten ende nën ujë.
Raportohet për disa persona të humbur në zonat e prekura. Ministri turk i mbrojtjes Besir Atalay ka shprehur frikën se shifra e të vdekurve mund të rritet.Autoritetet e Stambollit kanë nisur një operacion të madh shpëtimi, me qindra shpëtimtarë. Zyra e prefektit të Stambollit tha se që nga e marta janë shpëtuar më shumë se një mijë persona.