Tiranë, 9 shtator, NOA - Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës "Afrikë e Jugut 2010", në të cilën Shqipëria, si një nga skuadrat më surprizuese dhe më të respektuara të grupit të saj do të përballet me Danimarkën, që është edhe një nga pretendentet më të forta për t'u kualifikuar.
Tashmë Kombëtarja e Danimarkës ka mbërritur në Tiranë dhe sipas programit të parashikuar, do të ndeshet me ekipin kombëtar shqiptar në stadiumin "Qemal Stafa"në orën 20.30.
Â
Ekipi i Danimarkës kryeson grupin, ndërsa ka patur deri tani 5 fitore dhe 2 barazime.
Ndeshja e fundit e danezëve në Tiranë, në tetor të vitit 2004, ka përfunduar me fitoren 2-0 të tyre, ndërsa këtë edicion, më 1 prill në Kopenhagen, ata fituan 3-0.
Ndeshja Shqipëri-Danimarkë do të gjykohet nga një treshe arbitrash turq, me kryesor Kunejt Çakir.
Ndërkaq, thuhet se ndeshja e sotme kundër Danimarkës në stadiumin "Qemal Stafa" do të përfshijë në ekipin shqiptar edhe emra si Kapllani apo Berisha, të cilët në ndeshjet e fundit kanë qenë të refuzuar, duke ndikuar në njëfarë mënyre edhe në humbjet e këtij ekipi ndaj ekipeve të huaja si Qipro etj.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, ka bendosur në këtë mënyrë të krijojë një ekip të fortë kombëtar për ndeshjen e radhës kualifikuese të Botërorit 2010.
Kjo në fakt është një ndeshje shumë e rëndësishme për danezët, të cilët kryesojnë grupin tonë dhe duan ta presin të parët finishin kualifikues në grup, ndërsa për ekipin tonë gjithsesi, edhe pse nuk synon ndonjë shans kualifikimi, ka rëndësi për rifitimin e imazhit të një skuadre ende të fortë.
n.e/NOA
Â