English

Studimi, Zvicra ekonomia më konkuruese në botë, pasuar nga Shtetet e Bashkuara

Uashington, 9 shtator, NOA - Shqipëria ende nuk paraqitet si një vend me tregues të kënaqshëm të konkurrueshmërisë në ekonomi dhe biznes.

Një fakt i tillë vihet re në renditjen e përcaktuar për vendet e botës në bazë të këtij tregues nga organizmi i Forumit Ekonomik Botëror, sipas të cilit Shqipëria renditet në listë pas vendeve afrikane.

Megjithatë, thuhet se ka arritje për ekonominë tonë vendase edhe pse kërkohet ende kohë për një rritje më të madhe të treguesit të konkurrueshmërisë.

Ndërkaq, sipas studimit të Forumit Ekonomik Botëror, Zvicra është vendi me ekonomi më konkuruese në botë, pastaj vijnë Shtetet e Bashkuara. Kjo bazuar në suksesin e vendeve në fusha të tilla si qeverisje e mirë, infrastrukturë, novacion dhe mundësi për shprehjen e talentit. Në studim, Singapori renditet në vendin e tretë. Kina, Brazili dhe India shënuan përparim, ndërkohë që Rusia pësoi rënie.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE