English

Zgjedhjet në Afganistan, vëzhguesit e BE ngrejnë dyshime rreth rezultatit të tyre

Kabul, 9 shtator, NOA - Drejtuesi i misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian në Afganistan, Philippe Morillon, ka shprehur dyshime lidhur me rezultatet e pjesshme të publikuara, të zgjedhjeve presidenciale.

Ai është shprehur se rezultatet e publikuara nuk mund të jenë të besueshme dhe se ka sinjale të besueshme për një numër të madh votash të falsifikuara.

"Derisa të jenë shqyrtuar të gjitha paditë në komisionin e ankesave, nuk duhen bërë spekulime për fituesin, apo humbësin e zgjedhjeve" tha Morillon.

Komisioni i ankesave i mbështetur nga OKB-ja ka bërë të ditur, se ka dëshmi të qarta për manipulime dhe ka vendosur mosnumërimin e votave, nga 600 qendra votimi.

Të gjitha këto fakte të çojnë të mendosh se ndoshta Karzai nuk e ka arritur vërtet shumicën absolute, ashtu siç pretendon dhe se opozita ka të drejtë që i ka kontestuar zgjedhjet.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE