Â
Shkup, 9 shtator NOA-Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov vlerëson se zgjedhjet në Greqi nuk do ta pengojnë procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit dhe pret që pas përfundimit të atyre të vazhdojë dinamika e deritanishme.
" Shpresojmë se dinamika e bisedimeve për emrin që filloi pas zgjedhjeve në Maqedoni do të vazhdojë", deklaroi sot presidenti i vendit Gjorgje Ivanov.
Bisedimet për emrin që po zhvillohen nën ombrellën e OKB-së, muajin e kaluar hynë në një fazë të re, ku pritej dhe parashikohej arritja e kompromisit, mirëpo situata ka ndryshuar me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga kryeministri Karamanlis.