English

Aktori Mikele Plaçido: Filmi im në Venecia, një autobiografi personale e vitit 1968

Venecia, 10 shtator, NOA - Filmi i paraqitur nga Mikele Plaçido në Festivalin e Venecias nuk ka asgjë ideologjike, por është veçse historia e tij personale e viteve 60-70, gati një ditar privat i tij.

Një fakt të tillë, e ka pohuar vetë aktori i njohur i cili po përballet me një konkurrencë mjaft të madhe në festivalin e Venecias këto ditë, mes një mori filmash të tjerë.

Ai shton se në film ka bërë përmbledhjen e vitit '68 të jetës së tij.

"Në qoftë se sot jam ky që ja, ia dedikoj vitit '68. Unë isha në mesin e atyre që goditeshin me shkop dhe në fund të vitit '68, isha po unë në anën tjetër duke filluar një udhëtim artistik që më bëri aktor", tregon ai.

Sipas tij, filmi që po prezanton në Festivalin e Venecias është një histori e vërtetë, të cilën ai e tregon me sinqeritet dhe dëshirë për të rrëfyer momentet e tij.

Por edhe pse filmi nuk është ideologjik, Plaçido pohon se gjithsesi ai ka një marrëdhënie të thellë me politikën, e cila sipas tij, nuk mund të mos qëndrojë gjithmonë në mes.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE