Uashington, 10 shtator, NOA - Organizata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Amnesty International, në një raport të fundit të daj i ka drejtuar kritika të ashpra Japonisë, e cila sipas saj ushtron një presion të madh psikologjik tek personat që i dënon me vdekje.
Duke mos dalë kundër dënimit me vdekje si i tillë, Amnesty International kritikon më tepër mënyrat që përdoren tek të dënuarit me këtë masë ndëshkimore, deri në momentin që ata ekzekutohen.
Kështu, sipas raportit të Amnesty International të burgosurit e dënuar me vdekje në Japoni, mbahen në izolim të plotë, nuk lejohen të komunikojnë me të burgosurit e tjerë apo me gardianët dhe atyre iu lejohet vetëm një numër shumë i kufizuar vizitash nga familjarët.
Atyre madje nuk u thuhet se do të vriten me varje deri në mëngjesin e ditës kur kryhet ekzekutimi, madje një njeri ka pritur 41 vjet në burg deri mëngjesin kur iu komunikua një gjë e tillë.
n.e/NOA