English

Aniston: Mungesa e bashkëpunimit shkakton ndarjet

Amerikë, 10 shtator NOA - Aktorja e njohur amerikane Jennifer Aniston e cila ka pasur një seri ndarjesh me ish të dashurit e saj, duke përfshirë dhe ish-bashkëshortin, Brad Pitt, ka treguar më në fund shkakun e këtyre dështimeve.

Aniston në një deklaratë ka hedhur dritë në dështimin e romancave të saj, duke dhënë shenja se të dashurit e saj të fundit John Mayer dhe Vince Vaughn, ishin shumë ngurues për të komunikuar për ndjenjat e tyre gjatë lidhjeve. Ish-aktorja e serisë "Friends" ka qenë e pafat në dashuri që kur u nda nga ish-bashkëshorti i saj, Brad Pitt, në vitin 2005. "Mendoj se një lidhje e mirë bazohet në bashkëpunim. Kjo është ajo që i jep shtytje lidhjes. Mendoj se duhet të bisedohet me njëri-tjetrin. Ta thoni atë që keni nevojë, atë që dëshironi. Kjo rrugë nuk është kërcënuese", ka thënë aktorja.

KOMENTE