English

Arrestohen dy persona, po kalonin ilegalisht drejt Greqisë nënë e bijë kundrejt parave

Gjirokastër, 10 shtator NOA - Dy persona janë arrestuar sot nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohen se kanë ndihmuar një nënë dhe fëmijën e saj të kalojnë ilegalisht kufirin me destinacion Greqinë kundrejt parave.

Fatmir Rrapi 23-vjeç lindur dhe banues në Prezë të rrethit Tiranë dhe Arben Kusha, 46-vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër u arrestuan sot në mëngjes nga Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër.

Burime nga policia thanë se arrestimi i tyre u krye sepse u kapën në flagrancë në mesnatë në afërsi të Pikës së Kontrollit Kufitar Kakavijë, kur ata po ndihmonin një shtetase së bashku me fëmijën e saj, nga rrethi i Fierit, për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e gjelbër për në shtetin grek, kundrejt fitimit prej 200 deri në 300 euro për person.

Ndaj dy personave u mor masa e arrestit për verën penale të "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit".

k.k/NOA

Â

KOMENTE