English

Divorci i Inva Mulës me Pirro Çakon, flet djali: Dua të rri me babin, sepse s'dua njerk

Tiranë, 10 Shtator NOA - "Unë dua të jetoj me babin tim, sepse mami do të martohet dhe unë nuk dua që të jetoj me njerk".

Këtë pohim ka bërë Antony Çako, djali 14 vjeçar i çiftit Inva Mula Pirro Çako të cilët në gjykatë po divorcohen duke ndarë dhe kujdestarinë e fëmijës dhe pasuritë e tyre.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore të zhvilluar në orën 14:00 në gjykatën e Rrethit të Tiranës Pirro Çako, i cili është edhe i padituri në këtë proces nëpërmjet mbrojtëses së tij Olta Kotherja, i është drejtuar palës paditëse, Inva Mulës që të bien vetë dakord për kujdestarinë e djalit të tyre 14-vjeç.

Por avokatët e këngëtares së famshme Inva Mula, kanë kërkuar kohë për të vendosur, kërkesë e cila është pranuar nga ana e gjyqtares Elona Gjoka.

Madje ajo ka sugjeruar që Pirro Çako dhe Inva Mula duhet të zgjidhin vetë kush do të mbajë kujdestarinë e djalit të tyre Antony-së.

Por vetë djali i çiftit të njohur, i cili shquhet gjithashtu për një zë melodioz, ka shprehur vullnetin e tij të qëndrojë me Pirron, duke marrë parasysh se e ëma e tij do të martohet sërish.

Gjithsesi, nuk dihet ende se kush do ta marrë kujdestarinë e fëmijës, kurse pritet që zgjidhje kësaj çështjeje t'i jepet më 5 tetor të këtij viti, sërish në orën 14:00, kur është caktuar edhe seanca e radhës për divorcin mes Mulës dhe Çakos.

Padia për ndarjen e çiftit është depozituar nga Inva Mula e cila shprehet në kërkesën e saj se martesa mes tyre ka marrë fund për shkak se jetojnë prej shumë kohësh të ndarë.

Procesi duket se do të vazhdojë gjatë, për vetë faktin se ende nuk ka asnjë mundësi mirëkuptimi mes palëve për skemën e ndarjes së çiftit, kujdestarisë së të voglit Antony dhe ndarjes së pasurive të tyre.

/e.r/b.a/NOA/

KOMENTE