English

Fshatarët djegin 4 km traversa të hekurudhës në linjën Shkodër-Lezhë

Shkodër, 10 shtator NOA - Djegia e parcelave për hapjen e tokave të reja nga fshatarët ka bërë që zjarri të përhapet duke përfshirë edhe më shumë se 4 kilometra traversa.

Djegia e traversa ka ndërprerë transportin hekurudhor në linjën Shkodër-Lezhë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së Shkodrës për të zbardhur rrethanat e rënies së zjarrit.

Burime nga policia thanë se flakët e zjarrit u përhapen me shpejtësi nga arat e fshatarëve drejt traversave të hekurudhës duke përshkruar 4 kilometra.

Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje për të shuar flakët e zjarrit por sidoqoftë transporti hekurudhor është ndërprerë.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar përgjegjësit.

k.k/NOA

KOMENTE