Itali, 10 shtator NOA - Nënkryetari i Ac Milan, Adriano Galliani ka hedhur poshtë thëniet për një investim të mundshëm nga shqiptari Rezart Taçi.
Raportet në shtypin italian të mërkurën deklaruan se vizita e Taçi-t në Milan ishte indikativë që ai është gati të investojë tek Rosonerët.
Lajmi erdhi menjëherë, një javë pasi klubi u lidh me lider Libian, Muammar al-Gaddafi, i cili flitej se do të blinte klubin. Galliani tani ka dalë të deklarojë se klubi i udhëhequr nga kompania Fininvest e Silvio Berlusonit, nuk do të shitet tek shqiptari Rezart Taçi. "Nuk ka aksione të klubit që janë në shitje" tha Galliani për La Gazzetta Dello Sport. "Nuk ka asnjë rrezik të madh apo të vogël për këtë gjë kështu që kjo çështje mbyllet tani" Megjithëse, Galliani ka mohuar për blerjen e Taci-t, La Gazzetta Dello Sport deklaron se gjiganti i naftës mund të bëhet një sponsor kryesor në klub.