Vushtrri, 10 shtator NOA - Shoqata humanitare bamirëse e kulturore "Çeshme" dhe Dega e Partisë Turke në Vushtrri në bashkëpunim me Forcat paqeruajtëse të KFOR-it turk që shërbejnë në Kosovë dhe Gjysmëhënën e Kuqe nga Turqia sot në qytetin e Vushtrrisë kanë ndihmuar me pako ushqimore 250 familje të të gjitha nacionaliteteve.
Ata që i morën këto ndihma u shprehen se janë tejet të nevojshme këto pako ushqimore, tani kur jemi në dhjetëditëshin e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sipas Berat Maxhunit, gjithçka ka shkuar mbarë në shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore edhe pse kërkesat e familjeve nevojtare ishin shumë të mëdha.
Bëhet e ditur se 3000 pako të tilla ushqimore janë duke u shpërndarë në të gjitha komunat e Kosovës.
h.i/NOA
Â