Tiranë, 10 shtator NOA - "Shqipëria dhe Bosnja kanë ende shumë hapa për të bërë për të qenë në rregull me standardet evropiane me qëllim liberalizimin e vizave".
Kështu ka deklaruar Ministri italian i Punëve të Brendshme Roberto Maroni, gjate fjalimit që mbajti në Konferencën e nëntë të ministrave të zhvilluar në Slloveni.
Madje për Maronin, Maqedonia, mali i Zi dhe Serbia janë shumë pranë arritjes së standardeve evropiane, por Shqipëria dhe Bosnja kanë ende rrugë për të bërë.
Konferenca e nëntë kishte mbledhur në Slloveni ministrat për të diskutuar mbi emigracionin e paligjshëm, kriminalitetin e organizuar, terrorizmin dhe korrupsionin.
Por veç paraqitjes së temës së Romës për këto çështje, Roberto maroni vuri theksin edhe mbi çështjen e liberalizimit të vizave që sipas tij Shqipëria është ende larg ndërsa u shpreh se Italia është e gatshme ta mbështesë Shqipërinë që ajo të plotësoje kriteret që duhen për të liberalizuar vizat.
k.k/NOA