English

Protokolli i Serbisë me EULEX, Thaçi mohon përfshirjen e Kosovës

Prishtinë, 10 shtator NOA-Kryeministri Hashim Thaçi hodhi poshtë deklarimet se institucionet e Kosovës janë duke bashkëpunuar me Misionin Evropian për Drejtësi dhe Polici (EULEX) për protokollin me Serbinë, duke thënë se Kosova nuk është pjesë e një pune të tillë.

Kryeministri kosovar i bëri këto komente pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Thaçi përsëriti se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të ndërtuar raporte të mira paqeje me të gjithë fqinjët, përfshirë edhe Serbinë.

Reagimi i shefit kosovar të qeverisë erdhi pas pyetjeve të gazetarëve se në cilin stad kanë arritur bisedimet me EULEX-in dhe ICO-në, për çështjen e protokollit me Republikën e Serbisë.

m.i/NOAÂ

KOMENTE