Tiranë, 10 shtator, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pritet që të marrë sot prezantimin zyrtar të emrave të përfaqësuesve të kabinetit të ri qeveritar nga kryeministri Sali Berisha.
Sipas të dhënave paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA, pasi një ditë më parë ka dekretuar propozimin e Partisë Demokratike për të patur sërish z. Sali Berisha si kryeministër të qeverisë së saj me aleatët, kreu i shtetit pritet të firmosë edhe dekretin për 15 emrat e kabinetit të ri qeverisës.
Afati zyrtar i këtij dekretimi është ai i një jave.Â
Në këtë mënyrë, do të mundësohet gjysmë-zyrtarizimi i ministrave të rinj në detyrën e re, duke i lënë fjalën e fundit Kuvendit për të pritur miratimin e tyre.
Ndërkaq, bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime pranë qeverisë se pas 10 ditësh, ajo do të ketë gati për të prezantuar në sallën e parlamentit programin e saj qeverisës, me të cilin do të punojë gjatë katër viteve të ardhshme 2009-2013.
Në këtë mënyrë, do të përmbyllen tërësisht të gjitha hallkat e zinxhirit të procesit për formësimin e qeverisë së re, e cila doli nga zgjedhjet e 28 qershorit.
n.e/NOA