Prishtinë, 10 shtator NOA-Qeveria e Kosovës garantoi të enjten përkrahje, jo vetëm politike, por edhe logjistike e financiare, për kthimin e të zhvendosurve nëpër shtëpitë e veta në lagjen "Kroi i Vitakut" në Mitrovicë.
Në emër të Qeverisë së Kosovës këto deklarata i bëri Kryeministri Hashim Thaçi, i cili e konsideroi si lajm të mirë fillimin e punimeve në rindërtimin e shtëpive në lagjen "Kroi i Vitakut".
"Është lajm i mirë vazhdimi i punimeve në Kroin e Vitakut.
Por, njëkohësisht do të vazhdojmë përkrahjen në kuptimin politik, logjistik e financiar, që të gjithë të kthehen në pronat e tyre.
Duhet ta kuptojmë se ky proces nuk është punë dëshire, por është çështje e së drejtës", tha Thaçi, i cili gjithashtu këtë proces e konsideroi si të pandalshëm dhe të pakthyeshëm.
Përveç kësaj çështje, Thaçi sot u fokusua edhe në procesin e zgjedhjeve lokale ku falënderoi partitë politike për angazhimin korrekt dhe konstruktiv të fazës parapërgatitore.
Thaçi edhe një herë kërkoi që zgjedhjet e 15 nëntorit të jenë të lira, dhe demokratike