English

Shqipëria i ndal rrugën Danimarkës, barazimi në Tiranë i pengon kualifikimin

Tiranë, 10 shtator, NOA - Ndoshta Danimarka nuk e kishte pritur, por ja që ndodhi. Një ekip i vogël si ai i Shqipërisë, i ndali rrugën për në kualifikimin e mëtejshëm në kuadrin e eliminatoreve për Botërorin e ardhshëm.

Barazimi në "Qemal Stafa" me rezultatin 1-1, nuk ishte parashikimi që kishin bërë danezët për përballjen me shqiptarët në Tiranë.

Goli i Erjon Bodganit ka ardhur i papritur për ta, ndërsa për ekipin shqiptar mund të thuhet se ai ka qenë goli vendimtar i rinisjes së "vënies në vend" të lavdisë së ekipit shqiptar pas humbjeve që ai ka shënuar me Suedinë apo Portugalinë së fundmi.

Skuadra mike do të shënonte 5 minuta para fundit të pjesës së parë, por Bogdani do të

Barazonte në pjesën e dytë duke mundësuar kështu një frymëmarrje të lehtësuar të tifozëve shqiptarë, të cilët gjithsesi dëshironin fitoren me danezët.

Me këtë gol, Danimarka humbi rastin të sigurojë pjesëmarrjen në Botëror, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri te fundi i kualifikimeve. Megjithatë danezët kryesojnë me 18 pikë në tabelë, tre më shumë se Suedia dhe pesë më shumë se Portugalia dhe Hungaria. Shqipëria mbledh 7 pikë nga nëntë ndeshje dhe mban pozitën e pestë, të parafundit të grupit 1. Nën Shqipërinë në grup është vetëm Malta me një pikë, edhe atë të nxjerrë pikërisht nga kombëtarja kuqezi.

n.e/NOA

Â

KOMENTE