English

Tërmeti në Dibër, Kryqi i Kuq Shqiptar ndihmon 50 familje të dëmtuara

Tiranë, 10 shtator NOA-Kryqi i Kuq Shqiptar i ka ofruar një paketë ndihme familjeve të dëmtuara nga tërmeti që goditi disa fshatra të rrethit të Bulqizës në datën 6 shtator.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme dhe strukturat përkatëse vendore, Kryqi i Kuq Shqiptarë ka vendosur të kontribuojë me materiale të ndryshme për strehimin në kampingjet që janë ngritur për familjet më të dëmtuara.

Bazuar në nevojat e vlerësuar dhe mbështetur në Planin e shoqatës për raste katastrofash, do të vihen në dispozicion një paketë ndihmash për rreth 50 familje në nevojë, nga gjendja rezervë e Shoqatës e destinuar për raste katastrofash.

Paketa e ndihmës do të përbëhet nga batanije, dyshekë, çarçafë dhe këllëfë, krevate portative, kite higjenike, sapun tualeti, detergjent, shampo, bidona uji.

Shpërndarja do të bëhet në datë 11 Shtator 2009, rreth orës 12.00 në komunën Shupenzë, Peshkopi.

KOMENTE