English

Tragjedia e Ohrit, Gruevski nuk e pranon dorëheqjen e ministrit të Transporteve

Shkup, 10 shtator, NOA - Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, nuk e ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Transportit dhe Komunikacioneve, Mile Janakieski.

Ky i fundit ia paraqiti atë Gruevskit menjëherë pas tragjedisë ujore që shkaktoi mbytja e anijes ''Ilinden", shoqëruar edhe me vdekjen e 15 personave. Kryeministri Gruevski e ka argumentuar një mospranim të tillë të dorëheqjes së ministrit të tij me faktin se tragjedia që ndodhi nuk kishte të bënte fare me ministrin dhe se ai nuk ka lidhje direkte me të.

Ndërkaq, ky vendim është mbështetur edhe nga ekspertët, të cilët janë marrë me shqyrtimin e tragjedisë në fjalë, duke nxjerrë si shkak avaritë e anijes.

n.e/NOA

KOMENTE