Tiranë, 10 shtator, NOA - Kryesocialisti Edi Rama dhe pretendenti tjetër për kryetar të Partisë Socialiste, Maqo Lakrori nisin sot turin në bazë për të paraqitur para saj platformën e tyre para zgjedhjeve të 26 shtatorit për kreun e partisë.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, pranë selisë rozë, sot ata parashikohet që të zhvillojnë një takim me socialistët e degës së Elbasanit, për të vijuar në ditët e ardhshme me destinacione të tjera të turit të tyre si Durrësi, Berati etj.ÂNga ana tjetër, një tur të paralajmëruar do të zhvillojë në bazën socialiste edhe deputeti Ben Blushi, i pozicionuar tashmë në krye të grupit të kundërshtarëve të kryesocialistit Edi Rama.
Bëhet e ditur se qëllimi i këtij turi të iniciuar prej tij është ai i shpjegimit të arsyeve para socialistëve në bazë se përse grupi parlamentar socialist nuk duhet ta bojkotojë sallën e parlamentit shqiptar.
n.e/NOA
Â
Â