English

11 shtatori, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë sot sulmet terroriste të vitit 2001

Uashington, 11 shtator, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë sot sulmet terroriste të tetë viteve më parë në Nju Jork kur disa avionë sulmuan qytetin duke shembur Kullat Binjake të tij dhe shënuar 2.974 viktima.

Ishin 4 avionë të cilat shembën Qendrën Tregtare të Nju-Jorkut si dhe pjesën perëndimore të murit të Pentagonit në Virxhinia.

Që atëherë, do të niste aksioni ndërkombëtar i luftës anti-terrorizëm, iniciuar nga kabineti i ish-presidentit amerikan, Xhorxh Bush, që drejtonte administratën e SHBA-ve në atë periudhë.

Ngjarjet e këtyre viteve pasuan me një sensibilizim të lartë të opinionit ndërkombëtar për luftën që duhej zhvilluar kundër terrorizmit që cënonte botën, pasuar me sulme direkte ndaj vendeve për të cilat administrata amerikane dhe aleatët e saj në tërësi ishin të mendimin se nxisnin terrorizmin, si Afganistani apo Iraku.

Në vitet e para të kësaj lufte, entuziazmi i administratës ishte i lartë, për misionin që po ktyente, në kuadrin e zhdukjes së terrorizmit, por ai duket se nisi të bjerë më pas, pas viktimave të shumta amerikane që u shkaktuan në luftrat në Lindjen e Mesme.

Për këtë arsye, administrata e presidentit të ri amerikan, Barak Obama, vendosi nisjen e procesit të largimit të trupave amerikane nja Iraku si edhe një sërë masash të tjera si ajo e mbylljes së burgut të Guantanamnos, ku mbaheshin të mbyllur të dyshuarit për terrorizëm etj.

n.e/NOA

KOMENTE