Prishtinë, 11 shtator NOA - Me rastin e 8 vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit në Amerikë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci i ka dërguar sot një mesazh presidentit amerikan Barack Obama.
"Me këtë rast, më lejoni i nderuar President Obama, që në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës t'ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Duke ruajtur kujtimin e përjetshëm për të gjithë të rënët në këtë tragjedi, ju siguroj se ne do të jemi gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara si mik dhe aleat i përjetshëm", thuhej në mesazhin në kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci i dërgoi presidenti amerikan Barack Obama.
k.k/NOA