Amerikë, 11 shtator NOA - Ylli Hollivudian, Charlie Sheen, ka shokuar qytetarët amerikanë me akuzën e tij ndaj qeverisë së Amerikës për barbarizmin e bërë më 9/11.
Sheen i ka bërë apel Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, që të iniciojë një tjetër hetim të ri në lidhje me sulmet e bëra në Kullat Binjake të New Jork-ut dhe të Pentagon-it në Ëashington DC. Aktori 44-vjeçar më i paguar në televizionet amerikane, deklaroi se tregimi zyrtar 9/11 është "një përrallë absolute, një punë komplet e përgënjeshtruar dhe i imagjinuar". Ai shprehet se sulmet kanë shërbyer si "pretekst për 'çmontimin' dhe anulimin e Kushtetutës dhe Drejtligjet e drejtave tona (Bill of Rights)" dhe të arsyetohet lufta në Irak. Ai, gjatë deklaratave shokuese të dhëna për media, lë të kuptojë se Osama Bin Laden punon për qeverinë Amerikane.