English

Ambasadori i Rusisë, uron Topallin për mandati e dytë në krye të Kuvendit

Tiranë, 11 shtator NOA - Dekani i Korpusit Diplomatik të Tiranës, Aleksandër Prishchepov i ka dërguar sot një letër urimi Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli për zgjedhjen e saj për një mandat të dytë në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

Ambasadori i Rusisë, Prishchepov i bën urimet më të mira Kryetares së Kuvendit, në emër të tij por edhe në emër të të gjithë përfaqësuesve të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Në letrën e tij, ambasadori Prishchepov i uron Kryetares së Kuvendit suksese në shërbimin në këtë post me përgjegjësi të lartë.

Topalli i rizgjodh në postin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë dy ditë më parë edhe për katërt vitet e ardhshme.

k.k/NOA

KOMENTE