Korçë, 11 shtator, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar 29-vjeçarin Roland Selimi, lindur dhe banues i këtij qyteti.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi po në këtë datë ka goditur me mjete të forta në kokë për motive të dobëta, 49-vjeçarin   Edmond Çoçi, edhe ky lindur dhe banues në qytetin e Korçës.
Bëhet e ditur se i lënduari për shkak të gjendjes së rëndë të tij shëndetësore do të kurohet në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Plagosjes së Rëndë me Dashje" parashikuar nga neni 8/1 i Kodit Penal.
Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA
Â
Â
ÂÂ