English

Greqi, shqiptari përdhunonte sistematikisht prej 5 vjetësh dy të mitura me të meta mendore

Greqi, 11 shtator NOA - Për 5 vjet me radhë dy vajza të mitura të cilat vuanin nga sëmundja mendore kanë rënë pre e epsheve seksuale të një 32-vjeçari shqiptar i cili i përdhunonte ato sistematikisht.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi ku opinioni publik është tronditur nga veprimet e emigrantit shqiptar.

Emigranti ka abuzuar me veprime të turpshme me dy vajzat qysh kur ato ishin 12 dhe 7-vjeç tashmë ato janë përkatësisht 17 dhe 12-vjeçe.

Pas abuzimeve me veprime të turpshme ai i ka përdhunuar ato sistematikisht.

Historia tronditëse që ka për protagoniste dy të miturat me të meta mendore e ka zanafillën 5 vjet më parë kur 32-vjeçari kishte njohur një vajzë tashmë është 21-vjeçe duke krijuar një lidhje dashurie me të.

E reja i kishte njohur të dashurit të saj, dy mbesat të cilët ishin të sëmura.

Por lidhja me adoleshenten duket se nuk ka mjaftuar emigrantit i cili ka shfrytëzuar seksualisht edhe dy mbesat e saj të vogla.

Pas 5 vjetësh abuzim dhe pikërisht dy ditë më parë, ngjarja e rëndë e përsëritur është konstatuar nga babai i dy vajzave i cili pasi i ka pyetur ato ka dëgjuar prej tyre dëshmitë rrënqethëse.

Vajzat janë përpjekur të shpjegojnë në mënyrën e tyre ato çka u kishte ndodhur prej 32-vjeçarit.

Babai i dy të miturave ka denoncuar menjëherë në polici shqiptarin emri i të cilit nuk bëhet i ditur dhe më pas policia kreu arrestimin e tij.

Mjekësia ligjore ka përcaktuar edhe abuzimet seksuale të kryera ndaj dy të miturave çka faktojnë akuzat e emigrantit.

k.k/NOA

KOMENTE