Toronto, 11 shtator, NOA - Festivali i 34-të i filmit në Toronto sot shënon ditën e tij të dytë, pas hapjes së siparit të tij ditën e djeshme me premierën botërore të filmit biografik për Carls Darvinin "Krijimi", të Xhon Ejmil.
Sipas të dhënave të programacionit të këtij evenimenti të kinematografisë botërore,
në programin e tij është parashikuar edhe shfaqja e filmit "Get Lou", ku aktron edhe aktori shqiptar Blerim Destani.
Regjisor i këtij film është Aaron Schneider (fitues i çmimit Oscar për filmin e shkurtër "Tuo Soldiers" në vitin 2004).
Projekti "Get Lou", është një ndër filmat i cili pritet të fitojë vlerësime dhe çmime të rëndësishme gjatë këtij evenimenti të kinematografisë.
n.e/NOA