English

Ish-presidenti tajvanez, 58 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm për korrupsion

Tajvan, 11 shtator, NOA - Ish-presidenti tajvanez, Chen Shui-Bian, 58 vjeç, u dënua sot me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për korrupsion.

Lajmi u bë i ditur nga një stacion televiziv tajvanez, sipas të cilit pasi Chen Shui Bian ka dalë në gjyq me akuzën e mitmarrjes, përfitimeve të paligjshme dhe pastrimit të parave, është dënuar me burgim deri në fund të jetës që i ka mbetur.

I pazakontë si lajm, tregon ndër të tjera sesi pikërisht Chen, i cili ka qenë president i Tajvanit për tetë vjet me radhë, hyri në sallën e mbushur të gjyqit me pranga në duar. Prokurorët e kanë akuzuar atë së bashku me të shoqen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga një fond i posaçëm qeveritar, duke shfrytëzuar bankat zvicerane për pastrimin e parave. Çifti akuzohet gjithashtu për mitmarrje në marrëdhëniet me një kompani tajvaneze për blerjen e një sipërfaqeje toke nga qeveria.

Në seancë, ish presidenti i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura kundër tij. Në prag të fillimit të këtij procesi gjyqësor, ai doli me një deklaratë ku i akuzonte autoritetet tajvaneze dhe partinë në pushtet, Kuomitang, se, duke e persekutuar atë, po përpiqeshin të fitonin pikë në marrëdhëniet me Pekinin.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE