English

Itali, prangosen dy shqiptarë, kishin në gomone 145 kg drogë

Leçe, 11 shtator, NOA - Dy shqiptarë pa dokumenta, të moshës rreth 20-30 vjeç, kanë rënë në prangat e forcave të "Guardia di Financa" të Leçes, pasi janë zbuluar duke transportuar në det të hapur plot 145 kilogramë lëndë narkotike, e llojit marijuanë.

Lajmi bëhet i ditur nga policia italiane, sipas të cilës sasia e drogës u sekuestrua vetëm 20 kilometra larg qytetit të Leçes.

Sasia e drogës, sipas policisë së shtetit fqinj, ka mbërritur nëpërmjet Otrantos nga Shqipëria dhe dy të arrestuarit ishin duke e transportuar atë drejt Italisë përmes një gomoneje.

Bëhet e ditur se lënda narkotike ishte e ndarë në disa pako dhe u arrit të gjendej e fshehur në një pyll me pisha.

Autoritetet policore italiane kanë nisur punën për të zbardhur ngjarjen, ndërsa po kryejnë edhe një seri kontrollesh rutinë në kanalin e Otrantos, për të shmangur trafiqet e paligjshme që vijnë nga Shqipëria.

n.e/NOA

KOMENTE