English

Ku është Osama Bin Laden

Ku është Osama Bin Laden

Â

Duke pasur parasysh faktin se Bin Ladeni e njeh mirë terrenin në brezin kufitar mes Afganistanit dhe Pakistanit, ku besohet se po strehohet dhe përkrahjen që gëzon ai aty, askush në komunitetin amerikan të inteligjencës nuk është optimist se Bin Ladeni do të arrestohet

Nga Detroit Press

Më pak se dy muaj pas sulmeve terroriste kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit, më 11 shtator të vitit 2001, agjentet e CIA-s zbuluan gjurmët e udhëheqësit të Al Qaidas, Osama Bin Ladenit, në rajonin e Tora Boras në Afganistan, në brezin kufitar me Pakistanin. Bin Ladeni për pak ju shmang gjuetisë së ushtarëve amerikanë dhe afganë dhe që nga ajo kohë, kanë theksuar analistët për inteligjencë, ai kurrë nuk është rrezikuar seriozisht që të arrestohet. Tetë vjet më vonë, administrata e SHBA-së ende është duke pritur që të paguaj shpërblimin prej 25 milionë dollarë atyre, të cilët do të ofronin informata, të cilat do të rezultonin me arrestimin e Bin Ladenit.

Dhe përderisa gjuetia po vazhdon, ekspertët në fushën e terrorizmit dhe politika botërore pajtohen për dy gjëra: arrestimi i Bin Ladenit do të ishte një e arritur e madhe, por arrestimi i tij nuk do të avanconte luftën kundër terrorizmit. "Sikur edhe shumica e amerikanëve, unë do të dëshiroja të shihja këtë njëri para drejtësisë. Por sa i përket efektit ndaj kërcënimit global terrorist, duhet të thuhet se Bin Ladeni është vetëm një pjesë e vogël e këtij kërcënimi", deklaroi James Forest, drejtor për studimet e terrorizmit në Qendrën për luftimin e terrorizmit në Akademinë ushtarake West Point. Forest theksoi se Bin Ladeni 52 vjet me të drejtë konsiderohet si themelues dhe udhëheqës shpirtëror i rrjetit të Al Qaidas, proces ky të cilin e filloi gjatë luftës kundër sovjetikëve në Afganistan, para më shumë se dy dekadave.

Si anëtar i një familje të pasur saudite, ai ndihmoi në organizimin e grupeve radikale myslimane, të cilat shkuan në Afganistan, për të luftuar sovjetikët dhe ai mbështeti edhe financiarisht këtë fushatë. Por njeriu, i cili mendohet se është zëvendësi i Bin Ladenit, Ayman Al Zavahri, mendohet se kryeson më tepër operacionet e përditshme të Al Qaidas, deklaroi Lewis Brownstein, profesor i shkencave politike në Universitetin New Paltz në New York. "Organizata ka ndryshuar gjatë dekadës së kaluar dhe lojtari kryesor është Al Zavahri", theksoi Brownstein. Tani, Al Qaida në fakt është një rrjet i brishtë i terroristëve. "A do të dëmtonte arrestimi i Bin Ladenit rrjetin global të terrorizmit? Jo, nuk besoj", tha Brownstein. Edhe përkundër faktit se pjesëtarët e Al Qaidas konsiderohen si të huaj, nga talebanët vendas në Afganistan dhe Pakistan, ekziston një aleancë mes këtyre dy lëvizjeve dhe ato tani po bashkëpunojnë më ngushtë mes vete, është i mendimit Brownstein. Duke pasur parasysh faktin se Bin Ladeni e njeh mirë terrenin në brezin kufitar mes Afganistanit dhe Pakistanit, ku besohet se po strehohet dhe përkrahjen që gëzon ai aty, askush në komunitetin amerikan të inteligjencës nuk është optimist se Bin Ladeni do të arrestohet, thotë profesori i shkencave politike, Jonathan Becker. "Kur SHBA-ja nuk qëllon shënjestrat e veta në këtë rajon, kjo armiqëson tej mase popullatën lokale", theksoi Becker. Artin Arslanian, profesor i historisë dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare në Marist College në New York, theksoi se përderisa pjesa më e madhe e ekspertëve pajtohen se Bin Ladeni nuk kontrollon më drejtpërsëdrejti Al Qaidan, nga vrasja apo arrestimi i tij SHBA-ja do të përfitonte politikisht. "Është kjo një çështje e krenarisë kombëtare, ngase ne jemi angazhuar se do ta kapim", theksoi Arslanian.

Â

KOMENTE